Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus që transportonte nxënës të shkollës së mesme ra nga një shkëmb në një zonë rurale të Kolumbisë veriore.

Sipas autoriteteve lokale, autobusi po udhëtonte nga qyteti i Tolu-s drejt Medellínit, pas një ekskursioni shkollor, dhe transportonte nxënës të Shkollës së Mesme Antioqueño.

Guvernatori i departamentit Antioquia, Andrés Julián, bëri të ditur lajmin përmes një postimi në platformën X, ku konfirmoi bilancin paraprak të viktimave.

“Deri më tani, ka më shumë se 10 të vdekur dhe 20 të plagosur. I gjithë rrjeti spitalor është gati për të mbështetur këtë emergjencë”, deklaroi ai.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, i cili ka tronditur komunitetin lokal dhe opinionin publik në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb