ITALI– Një tjetër tragjedi ka ndodhur në detin Mesdhe të martën, ku së paku 28 klandestinë që lundronin nga Libia kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur në Evropë.

Pamjet e tmerrit janë fiksuar nga një fotograf i AFP, Aris Messinis, i cili teksa rrëfen momentin ku ka parë trupat e viktimave, thotë se klandestinët u gjetën të vdekur në një barkë druri të mbingarkuar.

“Ishte një anije druri dhe kishte njëmijë njerëz”, ka thënë fotografi Aris Messinis, duke shtuar se numëroi së paku 28 trupa pa jetë, por shton se “ka pasur edhe të tjerë”.

Rojet bregdetare kanë gjetur trupat e tyre të pajetë të mbytur në kanalin e Sicilisë, ndërsa ka kryer shumë operacione të tjera për të shpëtuar 4655 emigrantë të tjerë.

Gjatë këtyre dy ditëve, emigrantë nga vende si Libia kanë mbërritur në portet italiane, me qëllim të shkojnë në vende të tjera të Europës perëndimore. Rreth 132 mijë emigrantë kanë arritur në Itali që nga fillimi i këtij viti, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigrimin.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: