Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë kanë pësuar djegie të shkallëve të ndryshme pas hpërthimit të një cisterne karburanti në Nigerinë perëndimore.
Sipas raportimeve fillestare, një cisternë karburanti u rrëzua në autostradën Agae-Bida në rajonin e Nigerit dhe vendasit u përpoqën të vidhnin karburantin brenda cisternës. Në atë kohë, ndodhi një shpërthim dhe lëngu i derdhur u ndez.
Kryetari i Shoqatës së Shoferëve të Karburantit dhe Gazit të Nigerisë, Farouk Mohammed Kawo, e konfirmoi incidentin. Ai tha se rreth 30 incidente të ngjashme janë regjistruar në shtetin e Nigerit që nga fillimi i muajit.
