Një incident tragjik ndodhi pak më parë në portin e Durrësit, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punimeve në bord. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Avaz Yafarov, 24 vjeç, me shtetësi azere, pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”.

Anija ishte e ankoruar në kalatën nr. 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë kur ndodhi incidenti. Ndihma e menjëhershme e dhënë nga ekuipazhi dhe shërbimet portuale nuk arriti ta shpëtonte jetën e tij.

Durrës / Informacion paraprak:

Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë.

24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb