Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë. Një 19-vjeçar ka humbur jetën, pasi iu shkrep arma e zjarrit, teksa ndodhej në banesën e tij.

Ndërkohë autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se arma i përkiste babit të 19-vjeçarit i cili ishte zyrtar i policisë, dhe në kohën kur ka ndodhur ngjarja nuk ishte në detyrë.

“Lidhur me rastin njoftohet Prokurori i Shtetit dhe IPK (Inspektorati Policor i Kosovës), të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me zyrtarët të Sektorit Rajonal të Hetimeve  të DRP-se të Prizrenit, vazhdojnë hetimin e rastit të cilësuar si ‘ Vdekje e Dyshimtë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb