Një ngjarje e rëndë ka tronditur Agios Leontas, Zakynthos, ku një fëmijë 18-muajsh u sulmua dhe humbi jetën nga një qen pit bull.

Sipas raportimeve, fëmija ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij kur qeni i familjes e sulmoi papritur, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Prindërit, të tmerruar, telefonuan shërbimet e urgjencës pas orës 13:00. Megjithatë, fëmija u dërgua në spital i pajetë.

Babai i vogëlushit është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna britanike, dhe të dy jetonin prej vitesh në ishull.

Komuniteti vendas është i tronditur nga incidenti, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e sulmit. Prindërit po mbahen nga autoritetet gjatë hetimeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb