Në një reagim në Facebook, Tritan Shehu ka shprehur ngushëllimet për familjarëve për jetët e humbura pas shpërthimit në minierën e qymyrit, në Bartin të Turqisë.
Statusi:
Keqardhje e thelle per humbjen 41 jeteve nga shperthimi ne minieren e qymyrit ne Bartin te Turqise.
Ngushellimet me te sinqerta familjeve e autoriteteve turke per kete humbje te madhe njerezore.
Urimet me te mira per sherimin sa me te shpejte e te plote te te plagosurve.
Le te shpresojme se bilanci i viktimave nuk do te rritet me shume.
Ne keto momente te dhimbeshme ne ndjehemi prane familjeve te viktimave, te demtuarve, shtetit dhe popullit turk.
