Policia greke ka bërë tre arrestime në lidhje me vdekjen e fëmijës. Autoritetet lokale po hetojnë çdo përgjegjësi, ku përfshihen dhe masat e sigurisë që u vunë re në zonën e pishinës.
Në pranga është vënë edhe babai i djalit 6-vjeçar, si dhe dy drejtues të hotelit ku fëmija humbi jetën në pishinën e hotelit mëngjesin e kësaj të shtune në Kamari.
Sipas burimeve, personat që po hetohen deri tani janë 33-vjeçari që është babai i fëmijës, 38-vjeçari menaxheri i hotelit dhe 37-vjeçari menaxheri i pishinës.
