Mbrojtësi grek i Romës, Konstantinos Tsimikas doli në konferencë para ndeshjes së Europa League ndaj Panathinaikos.

Tsimikas u përlot kur foli për aksidentin e një dite më parë, i cili i mori jetën 7 tifozëve të PAOK.

“Nuk kam fjalë për atë që ndodhi. Është shumë e trishtueshme për të gjithë grekët. Dua të shpresoj që Zoti t’u japë familjeve të viktimave forcën që u nevojitet dhe që të plagosurit të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Kjo tragjedi prek të gjithë Greqinë, më prek edhe mua, edhe pse nuk jetoj në Greqi tani. E pashë të gjithën drejtpërdrejt dhe nuk di çfarë të them. Jam shumë i trishtuar, jam pa fjalë. Shpresoj që familjet e viktimave të gjejnë forcën që u nevojitet për të ecur përpara”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb