Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, është njëra ndër të ndaluar në lidhje me tragjedinë në Koçan. Bëhet fjalë për Razmina Çekiç nga LSDM, e cila sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e njëjta ka falsifikuar licencën për punë dhe licenca që i është dhënë vitin e kaluar ka skaduar, por e njëjta ka nënshkruar licenca të falsifikuara.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie.

Reagime të shumta ka pasur edhe nga liderët e vendeve të rajonit dhe Evropës. Po ashtu ka reaguar edhe Papa Françesku, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

(Balkan Web)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb