Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhe me rrëzimin e helikopterit në Kiev të Ukrainës.

Ai e ka cilësuar aksidentin në periferi të Kievrit, Brovary, si “tragjedi e re” edhe për  një vend që është tashmë në luftë që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Gjatë një intervistë për mediat e huaja, ai është shprehur se Ukraina ka nevojë për armë më të avancuara.

Stoltenberg tha se aleatët “po rriten” dhe se “nëse duam paqe … atëherë duhet të ofrojmë mbështetje ushtarake për Ukrainën”.

Në lidhje me çështjet e tankeve Leopard të prodhimit gjerman, të cilat do të duhej të miratoheshin nga Berlini përpara se të eksportoheshin nga Polonia ose Finlanda, Stoltenberg tha se ekziston një “dialog i vazhdueshëm” midis aleatëve. Ai theksoi se Gjermania tashmë ka ofruar ndihmë për Ukrainën, por pranoi nevojën që anëtarët e NATO-s të ofrojnë armatim më të sofistikuar.

Gjermania ditën e djeshme sinjalizoi një hezitim për të miratuar dërgesat nëse SHBA nuk dërgon tanket e veta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb