Mediat greke kanë shkruar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat të Tiranës, që tronditi opinionin publik shqiptar.

Media helene “Zougla” raporton se tre gra, një nënë dhe dy vajzat e saj vendosën që të sakrifikojnë jetën e tyre, duke shpresuar në “ringjallje”, sipas udhëzimeve të një sekti fetar.

“Shtetasja Zhaneta Josifi dhe vajzat e saj, Anisa e Blerta vendosën që t’i japin fund jetës, duke shpresuar në ‘ringjallje’. Nëna e njëra vajzë ndërroi jetë, ndërsa Blerta është në gjendje të rëndë në spital”, shkruan media në fjalë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas të dhënave policore, Anisa duhet të ketë ndërruar jetë shumë muaj më herët, kurse ajo ishte mbajtur në banesë për shumë muaj, ashtu e vdekur. Të afërmit përdornin barna dhe të tjera bimë mjekësore, për të larë trupin. Finjët zbuluan ngjarjen e rëndë, pasi në pallat po vinte erë e rëndë”, raportohet në media.

Më herët, nga kjo familje, kishte ndërruar jetë kryefamiljari. Nuk dihen shkaqet se përse në atë kohë ka vdekur burri i familjes. Policia po heton këtë ngjarje të rëndë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb