Mes dhimbjes që ka pushtuar familjet e viktimave, por edhe të plagosurve nga aksidenti tragjik hekurudhor në Larisa, vjen një reagim i paprecedentë, nga unioni i gazetarëve grekë ESIEA, organizata më e madhe, ku janë të anëtarësuar gjithë gazetarët profesionistë të Greqisë.
Unioni ka nxjerrë një deklaratë ku pranon pjesë të përgjegjësisë të aksidentit.
Veç të tjerave në deklaratën e gazetarëve theksohet: “Kërkojmë falje dhe bëjmë një premtim. Ne gazetarët kemi përgjegjësi për aksidentin në Tembi. Për sa kohë media largohet nga misioni sublim të investigojnë pushtetin, për sa hierarkia e lajmeve nuk përputhet me interesin publik, por me të tjera interesa, për sa kohë gazetarëve nuk iu lejohet investigimi në tërësi të lajmit dhe derisa media të funksionojë si biznes, do të jemi bashkëfajtorë në shfuqizimin e garancive institucionale për funksionimin e drejtë të shtetit”.
(BalkanWeb)
