Bilanci i përmbytjeve katastrofike pranë kufirit mes Nepalit dhe Kinës është rënduar ndjeshëm, me 750 persona të konfirmuar të vdekur dhe 3,044 të tjerë të zhdukur. Sipas autoriteteve nepaleze, 734 persona kanë humbur jetën në Nepal, ndërsa 2,498 rezultojnë të zhdukur. Në anën kineze, autoritetet kanë raportuar 16 viktima dhe 546 persona të zhdukur në Tibet.

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat e prekura, ndërsa kushtet e vështira dhe terreni malor po e komplikojnë operacionin. Autoritetet nepaleze kanë paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e përmbytjeve të reja, pas rritjes së nivelit të ujërave në lumenjtë e zonës.

Katastrofa ka shkaktuar dëme të mëdha në banesa, rrugë, ura dhe infrastruktura të tjera, ndërsa mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga zonat e rrezikuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: