Një politikan turk është në mesin e mijëra njerëzve të vrarë nga tërmeti në Turqi.

Yakup Tas, 63 vjeç, një anëtar i partisë në pushtet të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, u gjet mes rrënojave të shtëpisë së tij në qytetin Adiyaman, raportuan mediat shtetërore.

Agjencia Anadolu tha se bashkëshortja, vëllai, kunata, nipi nga djali dhe dy nipa të tij kanë vdekur gjithashtu.

Ministria e Jashtme e Austrisë tha se dy nga shtetasit e saj ishin gjithashtu në mesin e viktimave dhe se trupat e tyre janë nxjerrë nga provinca Kahramanmaras e Turqisë.

Një shtetas danez raportohet i zhdukur, i tha ministria e jashtme e Danimarkës transmetuesit DR.

Lajmi vjen pasi mediat në Mbretërinë e Bashkuar raportuan se tre britanikë janë të zhdukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb