Tragjedi në futbollin serb. Ka ndërruar jetë trajneri i Radnicikit, Mladen Zizovic. Zizovic pësoi kolaps në fushën e lojës, gjatë sfidës së kampionatit ndaj Mladost.

Më saktësisht, episodi ka ndodhur në minutën e 20-të. Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës së stafit mjekësor, 44-vjeçari nuk mbijetoi dot.

“Pas rreth 15 minutash, u bë e ditur lajmi tragjik se Žižović kishte ndërruar jetë në spital”, raporton “b92”.

Kujtojmë se Zizovic zëvendësoi Aleksandar Lukovićin në stolin e skuadrës së Radnickit vetëm dhjetë ditë më parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb