LUSHNJË – Shkon në 2 numri i viktimave nga shpërthimi i ndodhur në një magazinë në Lushnjë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se pas babait Landi Verçani, ka ndërruar jetë edhe djali i tij, Elidon Verçani ose Hoxha.

Viktima 24 vjeç, ka qenë pranë të atit, në momentin e shpërthimit. Ata kanë qenë të dy në vinç, kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. I riu ka ndërruar jetë në ambulancë.

Nga shpërthimi në magazinë në Lushnjë, tashmë 2 persona (babë e bir) kanë ndërruar jetë dhe 7 të tjerë janë plagosur.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në një kapanon në ndërtim, Lushnjë, ju informojmë se ka ndërruar jetë dhe shtetasi i dëmtuar nga shpërthimi, shtetasi E. H. Në momentin e shpërthimit ndërroi jetë shtetasi L. H, dhe u plagosën tetë shtetas. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje”, informoi policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb