LEZHË

Një tragjedi për familjen Gjinaj në Lezhë, e cila ditën e djeshme ka humbur kryefamiljarin Ndue Gjinaj, 50 vjeç pasi ra nga lartësia në fabrikën ku punonte.

Gjinaj ishte vëllai i 74-vjeçares Gjela Biba e cila më 14 mars humbi jetën në kishën e Shna Ndout në Laç, një vdekje aksidentale dhe ajo.

50-vjeçari Ndoi ditën e djeshme në fshatin Rrilë në Lezhë ra nga lartësia duke punuar në fabrikën e miellit në pronësi të tij dhe si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: