Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një fëmijë është mbytur në parkun japonez.
Ngjarja ka vetëm pak minuta që ka ndodhur në një liqen të vogël pranë parkut të qytetit.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima, rreth 8 vjeç, ka qenë i vetëm në këtë park, kur ka ndodhur ngjarja.
Kodra pohoi se nga këqyrja e pamjeve të kamerave të si sigurisë të këtij parku është parë se fëmija, i identifikuar me inicialet S.M., ka rënë nga pakujdesia. Fatkeqësisht në momentin e rënies në ujë fëmija është munduar i vetëm të dalë por nuk ka mundur. Ka qenë një kalimtar i rastit ai që ka sinjalizuar menjëherë policinë, e cila pasi mbërriti ne vendin e ngjarjes ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit.
Kane qene të afërm të fëmijës ata që kanë bërë të mundur identifikimin e 8-vjeccarit, trupi i të cilit momentalisht ndodhet në morg.
Parku japonez se fundmi është një nga zonat më të frekuentuara nga grupmosha të ndryshme.
(BalkanWeb)
