SHKODER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës. Burrë e grua janë qëlluar me armë brenda në makinë.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”. Mësohet se njëri nga viktimat është shtetasi Boran Bërçama.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

Sakaq, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Informacion Paraprak
Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të  vrarë me armë zjarri shtetasit,  B. B. dhe bashkëjetuesja.

Menjëhere kanë shkuar në vendngjarje sherbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb