Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës në fshatin Mjedë në familjen Hasmegaj. Një fëmijë vetëm tre vjeç ka ndërruar jetë tri ditë më parë, ndërsa motra 7 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e shtruar në Tiranë.
Nëna e fëmijëve është shtatzënë dhe ndodhet në banesën e saj. Një ditë më përpara djali tre vjeçar, me simptoma të dyshuara virale, është dërguar në Spitalin e Shkodrës dhe pasi ka bërë një serum është larguar në banesën e tij bashkë me prindërit.
Të nesërmen është dërguar sërish në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore dhe brenda pak minutash ka ndërruar jetë.
Ndërkohë edhe motra e tij 6 vjeçe është prekur nga ky infeksion dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Tiranës. Aktualisht është e paqartë se cila është arsyeja që shkaktoi vdekjen e tre vjeçarit dhe infektimin e motrës së tij.
Në Tiranë janë duke u bërë analizat toksikologjike për të dy rastet dhe priten edhe përgjigjet zyrtare për të përcaktuar shkakun ndërsa burime pranë spitalit të Shkodrës përjashtojnë infektimin me meningit të dy të miturve.
Vijon…
