Një turist në Brazil ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ujëvarë prej 40 metrash. Tragjedia ndodhi ndërsa ai po përpiqej të bënte një foto.

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën Caio Libero Batistela, i cili punonte si kontabilist, ndodhi në shtetin e Paraná-s. Sipas mediave lokale, Batistella po qëndronte në majë të ujëvarës Rio Sao Jorge kur iu afrua për të bërë një foto dhe humbi ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia.

Sipas të njëjtave raportime, një person që ishte me të u përpoq ta kapte Battistellën nga rrobat, por pa sukses, ndërsa, sipas zjarrfikësve, edhe ky person pothuajse ra në boshllëk.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: