Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka ngritur shqetësime të forta për gjendjen e fushës ku do të zhvillohet përballja ndaj Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve. Në prag të sfidës, tekniku gjerman nuk i ka kursyer kritikat për terrenin në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e cilësuar gjendjen e tij si jashtëzakonisht të rëndë.
“Terreni është në kushte të rënda, një katastrofë. Në 41 vite karrierë nuk kam parë kurrë një fushë të mbajtur kaq keq.
Është komplet ndryshe. Në Vjenë luajtëm në një terren të freskët, të sapo rinovuar. Në Prishtinë kam parë një terren jo shumë të mirëmbajtur. Është e pakuptimtë. Moti është i mirë dhe terreni duhej të ishte në nivel”.
“Foda- “Para së gjithash, ai është një koleg shumë i mirë. Ne flasim, njihemi me njëri-tjetrin. Sa herë që takohemi, na pëlqen të flasim dhe të bisedojmë”.
