Tekniku i Barcelonës, Flick dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Galatasaray.
Potenciali ofensiv i Gallatasarajt
“Gjëja e parë është të jemi gati për këtë atmosferë; është e jashtëzakonshme, një nga më mbresëlënëset në botë. Zhurma në stadium është fantastike. Ata vërtet e mbështesin ekipin e tyre. Janë përmirësuar shumë dhe kanë lojtarë shumë të mirë, veçanërisht në sulm. Çelësi është që ne të punojmë së bashku në mbrojtje”.
Skuadra
“Jam shumë i lumtur kur i shoh duke u stërvitur. Atmosfera është fantastike, por çdo ndeshje është e ndryshme. Nesër nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Kemi treguar se kush jemi. Është privilegj të jem këtu tani, por në futboll gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt”.
Kritikat për gjykimin në ndeshjet e Real Madridit
“Shpresoj që një ditë ta mësojnë se unë nuk u përgjigjem pyetjeve për ekipet e tjera. Ne po luajmë kundër Gallatasarajt, duhet ta respektojmë këtë ekip, i cili ka një skuadër fantastike. Tani nuk është koha për të folur për të tjerët”.
Vinicius
“Mund të më pyesni për të pas disa javësh, para ‘El Clasico’”.
Ecuria perfekte ne kampionat
“Siç e thashë më parë, është privilegj të jem në këtë pozicion. Ka ende shumë rrugë deri në fund të sezonit dhe duhet të hyjmë në çdo ndeshje me të njëjtin mentalitet që kemi pasur që në fillim”.
Gabriel Zhezus
“Ai është gati për të luajtur. Nëse luan, jam shumë i kënaqur që e kemi në ekip. Ishte paksa befasi. Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe shumë i mirë për ne”.
Uria për më shumë
“Ne e kemi këtë uri dhe unë e ndaj atë me lojtarët. Kam shumë kampionë bote dhe që kur janë kthyer, kemi parë se ata janë ende të etur për sukses. Nuk është e lehtë; duhet të punojmë fort dhe këtë po bëjmë çdo ditë. Është e jashtëzakonshme të jesh në këtë pozicion, por kemi një rrugë shumë të gjatë përpara”.
Lojtarët e Gallatasarajit
“Ata bënë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e fundit. Nëse je i ri, i talentuar dhe ke ëndrra, pse të mos ëndërrosh gjëra të mëdha? Djemtë duhet të tregojnë qëndrimin dhe pasionin e duhur; ndoshta një ditë…”.
