Rudi Garcia, trajneri i Belgjikës, foli për sporza.be sa i takon të ardhmes së Kevin De Bruyne, me këtë të fundit që është gati të kalojë te Napoli.
“Nuk e dimë se ku do të nënshkruajë, por jemi të bindur se do të zgjedhë një destinacion të mirë.
Ai luajti 10 sezone në një nga klubet më të mira në botë. Ai është i jashtëzakonshëm.
Tani ai fillon një aventurë të re, e cila mund të gjenerojë entuziazëm të ri”- tha tekniku për lojtarin belg.
