Besiktas do të përballet me Fenerbahce në fundjavë, në kuadër të kampionatit turk. Trajneri i Besiktas, Sergen Yalcin po mendon që të mos aktivizojë si titullar Kristjan Asllani.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, tekniku nuk e ka në plan për 11-shen që do zbresë në fushë, ndërsa Asllani me gjasë do luajë në pjesën e dytë.

Deri në tani, futbollisti numëron 7 paraqitje me Besiktas dhe 1 asist. Kujtojmë që 24-vjeçari luajti me kombëtaren ndaj Polonisë dhe Ukrainës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb