Numri një i pankinës së Burnley, Scott Parker ka folur për Armando Brojën, sulmues i cili vetëm pak ditë më parë iu bashkua këtij ekipi.

“Ai duket mirë. Ai u stërvit dje për herë të parë dhe ishte vetëm një stërvitje e lehtë. Ndërsa sot është stërvitur pak vetëm.

“Megjithatë, duket në formë fizike, duket mirë. Me shumë mundësi i duhet pak punë tani që të jetë në ritmin e duhur, pasi siç e thashë, ai nuk ka bërë shumë stërvitje gjatë fazës përgatitore të sezonit. Në nuk duam ta vendosim në një pozitë ku të jetë i cenuar apo të rrezikojë ndonjë gjë këtu”-tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb