Trajneri i Elbasanit, Gvozdenovic u ndal të fliste pas fitores 1-2 ndaj Flamurtarit.

“Ishte fitorja e tretë radhazi dhe e dyta në kampionat, jam shumë i kënaqur dhe krenar për çunat. Edhe si lojtar kur isha me Skënderbeun, atmosfera këtu është zjarr. Isha përgatitur për lojë me nerva. Rëndësi kanë 3 pikët. Ne jemi në vend të parë bashkë me Vllazninë. E kemi nisur fazën e katërt mirë, një fazë shumë e rëndësishme dhe shumë e fortë.

Është hera e katërt në vendin e parë, presion ka. E dimë si ta mbajmë presionin. Tani është më e vështirë, por ne do të luftojmë, ka edhe 8 javë. Dimë të menaxhojmë nervat dhe lojën, do të shikojmë në qoftë se do të vazhdojmë kështu”-tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb