Everton do të përballet me Newcastle, në kuadër të Premier League. Trajneri i Everton, David Moyes vendosi që të rikthejë në stol Armando Brojën. Sulmuesi kuqezi, i cili nuk u grumbullua për sfidën e fundit, tashmë do të jetë në dispozicion të ekipit për këtë takim në St. James’ Park.

23-vjeçari shqiptar ka kaluar një sezon mjaft të vështirë, me paraqitjet e tij që janë kushtëzuar nga gjendja fizike. Ai  numëron 10 ndeshje me këtë skuadër, por pa provuar shijen e golit. Kujtojmë që Broja është i huauzar nga Chelsea.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb