Ylber Ramadani realizoi një gol për Leccen, në fitoren 1-0 ndaj Torinos. Pas ndeshjes, trajneri i Lecces, Giampaolo vlerësoi në maksimum mesfushorin shqiptar.

“Nuk kishim alternativa të tjera, na duhej vetëm fitorja për të vazhduar të mbanim gjallë shpresat për mbijetesë. Ramadani shënoi një gol të madh, të cilin ekipin e mbrojti deri në fund. Unë me Ramadanin kam një raport të mirë edhe pse nuk e kam aktivizuar gjithmonë. Kurrë mes nesh nuk ka munguar besnikëria. Në këtë ndeshje i kërkova ti jepte karizëm ekipin dhe e bëri”, tha trajneri i Leçes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb