Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dhënë prononcimin e tij pas humbjes 3-2 në EFL Cup ndaj Manchester City.

“Ishin 15 minuta të para të vështira për ne, padyshim. Luajtëm me një formacion që nuk jemi mësuar të luajmë dhe na u desh kohë të përshtatemi. Kur jemi kompaktë ne kemi momentet tona. Ata janë një superskuadër dhe i bëjnë gjërat shumë mirë.

Goli i Mahrezit në pjesën e dytë ishte i klasit botëror, por edhe ne mund të kishim shënuar më shumë përpara tij. Pësuam gola të thjeshtë, duke parë topin. Golat ishin të panevojshëm, ndërsa pjesa tjetër ishte e vështirë për të dyja skuadrat. Patëm periudha që luajtëm mirë dhe mund të kishim shënuar më shumë. Është një rezultat që duhet ta pranojmë. Milner ka pësuar një tërheqje, por ne nuk donim që të rrezikonim” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: