Trajneri i Milanit, Allegri analizoi humbjen 1-0 ndaj Arsenalit në miqësore.
“Ishte një test i mirë kundër një prej skuadrave më të forta në Europë. Jam i kënaqur me atë që pashë edhe pse kemi filluar përgatitjet vetëm prej 15 ditësh. Do të kemi kohë të mësojmë dhe të përmirësohemi.
Djemtë më kanë dhënë një gatishmëri të mirë për punë dhe po rrisim nivelin e sakrificës në fazën pa top. Mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë rastet që kishim me fushë të hapur, por jam i kënaqur edhe pse duhet patjetër të bëjmë më mirë.
Leao bëri një paraqitje shumë të mirë, jam i kënaqur. Është e qartë që kemi humbur dhe ndaj nuk jam plotësisht i kënaqur, por tani e rëndësishme është të përgatitemi mirë për sezonin. Për rreth 60 minuta, luajtëm në të njëjtin nivel me kundërshtarin”, u shpreh Allegri.
