Trajneri i Partizanit, analizoi barazimin 2-2 ndaj Vorës.
“Duhet t’i japim meritat ekipit vendas, të cilët bën shumë mirë në pjesën e parë. Pësuam 2 gola nga goditjet standarte. U munduam të ndryshonim ndeshjen, por nuk ishim fluid. Mbase edhe për meritë të Vorës.
Dëtimi i Fadairos na bëri të ndryshonim manovrën. Kërkuam të merrnim linjën qendrore dhe aty ne dilnim gjithmonë të lirë, siç erdhi edhe goli. U munduam të çonim Sidibin 1 kundër 1 me Bardhin. Mos të harrojmë, kemi 6 ndeshje me rezultat pozitiv. Nuk mund të fitojmë gjithmonë. Bëm çdo gjë që mos të dilnim pa pikë. Vlen të theksohet se ne shënuam edhe më një lojtar më pak. U gabua shumë pasa të thjeshtë.
Sot ishte një ditë jo. Edhe muaj i Ramazanit ka ndikuar, sikurse edhe orari i ndeshjes, apo edhe ngarkesa që ndikuan te gabimet tona. Nuk është kollaj që një lojtar si Qaka apo Valentino Murataj bën shumë mirë nga stoli. E theksojë, pësuam dy gola nga goditje standarte, ndryshe nga sa kishte ndodhur më herët. Vora na kapi në tranzicion. Sembene i rregullojë po vetë gabimet, pasi është lojtar i fortë. E rëndësishme që nuk dolëm pa pikë, për objektivin që kemi neve. Isgandarli? Ai vjen nga tërheqje muskulare, gradë e parë. Nuk duhet të rrezikonim shumë, duhet të ruajmë. Shabani u paraqit mirë, po bën atë që kërkojmë ne. Goli do vijë edhe për Shabanin”.
