Mislav Karoglan, trajneri i Partizanit dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Skënderbeut.

Si është gjendja psikologjike dhe fizike pas asaj humbje ndaj Vorës –

Karoglan: Padyshim pas një humbje të tillë gjendja psikologjike nuk është e mire, por fokusi im ka qenë dhe kemi folur për gjërat pozitive që kemi bërë në atë ndeshje. Nuk është një rezultat real pasi jemi goditur katër herë duke pësuar 4 gola. Gjatë seancave të kësaj jave jemi përpjekur të përmirësojmë disa gjëra dhe skuadra ka reaguar shumë mirë përgjatë përgatitjeve dhe mund të them që djemtë kanë kryer një javë fantasitke në seancat stërvitore. Përsa i përket gjendjes fizike nuk kemi mundur të punojmë shumë duke patur parasysh se kemi vetëm pak ditë në dispozicion dhe kemi disa dëmtime. Kemi punuar shumë dhe jam shumë pozitiv se ne do të reagojmë shumë mirë në ndeshjen e nesërme.

Objekti i Partizanit për ndeshjen ndaj Skënderbeut –

Karoglan: Objektivi është të fitojmë ndeshjen. Gjithmonë është i njëjti objektiv për vetë nivelin, emrin e klubit. E kam përgatitur ndeshjen për ta fituar, nuk jam një trajner që mendoj si të mbrohet skuadra. Mendoj se edhe Partizani nuk e ka mentalitenin që të luaj në mbrojtje. E kemi treguar edhe në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Vorës, ne e kemi dominuar në mbajtjen e topit. Nuk dua që skuadra ime të shohë klasifikimin ku jemi. Të vazhdojmë të punojmë dhe besoj që fati do të kthehet në favorin tonë.

Golat e pësuar gjatë këtyre javëve –

Karoglan: Po e vërtetë kemi pësuar shumë, por mbrojtja fillon nga sulmues, jam fokusuar që skuadra të mbrohet në grup. Në ndeshjen e fundit jemi ndëshkuar nga episode si ai gol i Karricës nga 40 metra dhe më pas nga një penallti. Por jam dakort me ju dhe në të ardhmen duhet të punojmë që të mos pësojmë kaq shumë gola sepse absolutisht është shumë.

Kush është maksimumi për Partizanin me këtë skuadër që keni në dispozicion –

Karoglan: Unë do të marr maksimumin në këtë klub. Aktualisht kemi 4 -5 lojtarë mjaft të mirë të cilët janë të dëmtuar dhe kur ta kemi grupin të plotë dhe ti kem të gjithë lojtarët përgjatë proçesit stëvitor unë do të kem një përgjigje më të mirë në lidhje me pyetjen tuaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb