PSG mori fitoren e dytë radhazi në kampionat mbrëmë. Kampionët e Francës mundën 1-4 Lyon, ndërsa pas ndeshjes trajneri Luis Enrique u shpreh i lumtur.
“Po, rezultati është shumë i mirë dhe qëndrimi i skuadrës ishte perfekt, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë gjëra për të përmirësuar. Jam i kënaqur me ambicien dhe personalitetin e ekipit.
Lidhja Mbappe-Vitinha? Jemi ende në një periudhë në të cilën duhet të krijohen sinergji, një periudhë në të cilën i njohim lojtarët, çfarë duam, çfarë kërkojmë. Por është e qartë se kur bashkoni lojtarë me cilësi të lartë, ndodhin gjëra të mëdha”- tha ai.
(BalkanWeb)
