Roma barazoi 2-2 ne Napolin, në ndeshjen e Serie A. Tekniku i ekipit kryeqytetas, De Rossi, në intervistën pas ndeshjes e konsideroi këtë rezultat si të pranueshëm.

“Barazimi nuk mund të quhet rezultat i keq në Napoli, por nuk është rezultati dhe ndeshja që donim. Duhet të ishim më të qartë kur kishim topin. Në pjesën e dytë bëmë pak më mirë, por sërish duhet të bëjmë më mirë dhe të gjejmë forcën për të enjten, pasi kemi ndeshje kundër një ekipi që luan mirë”-deklaroi De Rossi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb