I drejtëpërdrejtë si gjithmonë. Trajneri i Romës, Gasperini folur së fundmi për nivelin e arbitrimit në Serie A. Ai shkon përtej kësaj, duke deklaruar se tashmë madje edhe ekipet, kanë marrë në staf njerëz të çuditshëm që mësojnë lojtarët të simulojnë.
“Shoh edhe skuadra që po fillojnë të kenë në stafin e tyre njerëz të çuditshëm që vijnë nga bota e arbitrimit, që u mësojnë lojtarëve si të qëndrojnë përtokë, si të qëndrojnë kur preken dhe të presin që të mbarojë aksioni, ose kur topi largohet me kokë, të qëndrojnë poshtë… Loja e futbollit duhet të jetë diçka e ndershme, në këtë mënyrë bëhet diçka që largohet nga sporti: të kërkosh të marrësh një karton, një penallti, një përjashtim është larg nga ajo që ndodh në të gjitha sportet e tjera”.
“Kam parë së fundmi regbin… i bukur, për frymën dhe sportivitetin. Futbolli? Ka interesa shumë të mëdha, për të bërë rezultate, ka nevojë për të fituar. Por tani duhet të nisë diçka nga trajnerët, për të provuar të ndryshojmë një sistem vërtet penalizues për sportin tonë. De Rossi ka thënë një gjë serioze: nuk e gjen më veten në futboll, në futbollin që luante edhe kur ishte fëmijë dhe nuk e kuptoj pse duhet të arrijmë në një situatë kaq të rëndë vetëm për të vjedhur diçka…”.
