Trajneri i Rubin Kazan, Frank Artiga u shpreh në një intervistë të dhënë së fundmi për Match TV se pret që që golashënuesi më i mirë i ekipit, Mirlind Daku, të kthehet në kampin e dytë stërvitor.
“Unë mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në Premier Ligën e Rusisë. Por mungesa e Mirlindit është një mundësi e madhe për lojtarët e tjerë që të shkëlqejnë. Po presim që Daku të rikthehet në kampin e dytë të trajnimit”- tha trajneri.
Theksojmë se Daku përfundoi kampin e tij të parë stërvitor në një program individual, duke u stërvitur veçmas nga skuadra.
