Elseid Hysaj nuk është kapiten i Shqipërisë. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka “graduar” mbrojtësin Berat Gjimshiti, vetëm një orë përpara ndeshjes së rëndësishme kualifikuese të Euro 2024 në Pragë ndaj “Çekisë”. Ky është vendimi i teknikut Sylvinho, pikërisht në këtë moment kaq vendimtar.

29-vjeçari Hysaj ka luajtur 76 ndeshje me Shqipërinë, ku ka shënuar edhe 2 gola. Kujtojmë që lojtari në fjalë ka qenë pjesë e kombëtares U17 dhe U21. Me interes të madh pritet të shikojmë Gjimshitin si kapiten.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: