Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç dha komentin e tij pas barazimit 1-1 me Partizanin.

“Nuk jam shumë i kënaqur, por as i mërzitur. Pjesa e parë ishte e barabartë, kishim pak probleme në goditje standarte. Barazimi ishte i drejtë, patëm raste për gol por mund të themi që ishte një rezultat i drejtë.

Dean Liço nuk ishte shumë mirë, presim më shumë nga ai pasi është me cilësi shumë të mira. Sot nuk lëvizi mirë. Partizani bëri presing ultra-ofensiv me 4 sulmuasa dhe duhet të provonim me kundërsulme, patëm një rast që nuk e realizuam me Frenklin. Partizani tregoi cilësinë dhe kjo ishte arsyeja që barazuan.

Problemi ishte se barazimi erdhi shpejt dhe na nervozoi pak. Partizani ishte me 4 sulmues dhe unë doja ekuilibër në fushë prandaj luajta me 5 mbrapa.”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: