Zvicra synon fitoren ndaj Kosovës të shtunën në “Fadil Vokrri”. Përpara takimit të vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024, trajneri i “Helvetëve”, Murat Yakin ka vlerësuar në maksimum “Dardanët”, duke u shprehur se ka një skuadër të mirë.

“Ekipi i Kosovës është shumë i motivuar, na njohin mirë. Ne synojmë të fitojmë, Kosova ka shumë lojtarë të mirë, por nëse nuk i lejojmë të bëjnë lojën e tyre do të kemi sukses”.

Zvicra ka pasur shumë lojtarë shqiptarë, a e kanë bërë ata më të fortë përfaqësuesen e Zvicrës? “E di shumë mirë këtë dhe disa lojtarë kanë emocione të shtuara për nesër, por sapo arbitri të nisë lojën të gjithë duhet të tregohen profesionistë. Graniti dhe Shaqiri do të bëjë maksimumin për të marrë pikët e plota” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: