Milan u kthye te titulli kampion pas sumë vitesh mungesë. Edhe pse dukej si një mision i vështirë, trajneri i kuqezinjve, Pioli ringriti kuqezinjtë. Pioli mori çmimin “Pankina e Artë” për sezonin 2021-2022, vlerësim ky i merituar.
“Jam shumë i emocionuar. Kur shikoj se çfarë kemi bërë vitin e kaluar, emocionet i ndjej akoma. Dua ta ndaj këtë çmim me të gjithë njerëzit special që punojnë në Milanello, me stafin tim dhe mbi të gjitha me lojtarët sepse gjithmonë kam menduar, njësoj si këtë vit, se trajnoj një grup special” – Tha ai pasi mori çmimin.
(BalkanWeb)
