Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç është shfaqur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Teutës, takim ky i elitës që luhet të premten. Tekniku serb i korçarëve u pyet edhe për shortin e Euro 2024, ku goglat mund të rezervojnë një përballje Serbi-Shqipëri.
“Pas tragjedisë s’kemi menduar për futboll, ishim pushim 2-3 ditë. Të shohim nesër, ishte mirë për ne apo jo. Pozitiv ishte se në këto 2 javë edhe Shaqe u rikuperua, e vetmja gjë pozitive.
“Gjithmonë shikoj maksimumin, do kërkoj maksimumin në pikë, lojë e gjithcka. Ky është mendimi i të githëve. Nesër mendoj vetëm për fitoren.
“Serbi-Shqipëri në Euro 2024? Të them të drejtën nuk mendoj për Evropianin, vetëm për Teutën, kemi kohë të mendojmë pë rata. Përqëndrim për kampionatin shqiptar”, theksoi ai.
(J.S/BalkanWeb)
