Sulmuesi i kombëtares, Mirlind Daku ka marrë shumë vlerësime për paraqitjet e tij në Rusi me fanellën e Rubin Kazan.

Trajneri i njohur rus, Aleksandr Grigoryan e ka cilësuar Dakun, si sulmuesin më të mirë të kampionatit.

“Do ta quaja Dakun sulmuesin më të mirë të kampionatit. Ai është një sulmues i nivelit më të lartë”, ka thënë Grigoryan.

27-vjeçari Daku ka luajtur 26 ndeshje në sezonin e kaluar dhe realizoi 15 gola.

Për t’u mësuar mbetet e ardhmja e lojtarit, me këtë të fundit që ndiqet nga disa skuadra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb