Kevin Dodaj do të jetë lojtari më i ri i CSKA-së së Sofies. Vllaznia dhe klubi bullgar kanë arritur akordin, ndërsa shifra e përfituar do të kapë një total prej 450 mijë eurosh.

“Shkodra Sport” ka zbuluar detajet e këtij transferimi. Vllaznia do të ruajë edhe 15% të kartonit në këtë rast.

19-vjeçari spikati në vetëm një vit me Vllazninë. Në total me ekipin e parë ka numëruar 55 paraqitje deri tani ku ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 4 të tjerë.

Vllaznia ndërkohë po përgatitet për turin e ardhshëm në Ligën e Konferencës. Kuqeblutë do të përballen me Vikingurin në raundin e dytë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb