Mediat në Francë shkruajnë se është arritur një marrëveshje për kalimin e Rabiot te Barça dhe se në janar do të nënshkruhet një parakontratë mes palëve.
Shefi i PSG-s, Antero Henrique e ka akuzuar Barcelonën për mungesë e respekti në ndjekjen ndaj lojtarit duke pohuar se nuk i kanë respektuar rregullat. Barcelona ka lëshuar një deklaratë për të sqaruar çdo parregullsi të mundshme të kryer gjatë negociatave për nënshkrimin e Rabiot,
Deklarata e plotë e FC Barcelonës
Para se lajmi të shfaqej në Francë, FC Barcelona deklaron se nuk ka shkelur asnjë rregullore lidhur me nënshkrimin e lojtarëve të PSG-së. Kontaktet e vetme u zhvilluan në muajin gusht dhe përsëri një javë më parë.
Në të dy rastet, kontaktet u bënë me zyrtarët sportivë të PSG-së për të treguar interesimin e FC Barcelona për lojtarin Adrien Rabiot.
FC Barcelona gjithmonë ka dashur të punojë me transparencë maksimale në marrëdhëniet me PSG-në dhe me ndonjë klub tjetër. Klubi mohon ekzistencën e çdo lloj marrëveshjeje me lojtarin e PSG-së Adrien Rabiot.
