Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, e ka cilësuar kalimin e Xhakës te Sunderland si transferimin më të mirë.
“Xhaka duhet të jetë transferimi më i mirë. Ai ishte gjithnjë lojtar i mirë.
Kam menduar se duke shkuar në Sunderland do të vuajë dhe nuk do të ishte transferim i mirë, por ai është i jashtëzakonshëm. Aftësia e tij për të diktuar lojtarët dhe për të qetësuar lojën është brilante.”- tha Rooney.
