Juventus siguroi firmën e Edon Zhegrovës në fundin e merkatos. Bardhezinjtë dhe sulmuesi dardan do të bashkëpunojnë të paktën deri në vitin 2030, ndërsa vetë Zhegrova do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë euro në vit.

Pritshmëritë janë të mëdha për 26-vjeçarin, i cili për herë të parë do të luajë në Itali.

Sfida e parë zyrtare për të me fanellën e Juventusit mund të jetë ajo ndaj Interit, ndeshje kjo që do luhet me 13 shtator.

Më herët, Zhegrova është aktivizuar në Zvicër te Baseli, për t’u transferuar më pas te francezët e Lille.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb