Serbia kërkon të harrojë humbjen me Shqipërinë, teksa këtë të martë luan ndaj Andorrës në transfertë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit.
Për këtë takim, te serbët nuk do jenë në dispozicion Nikola Milenković, Andrija Živković, Predrag Rajković, Luka Jović dhe Dragan Rosić.
Trajneri Zoran Bata Mirkovic, në vend të tyre, ka thirrur Luka Lijeskicin, Vuk Draškić, si dhe Mihajlo Cvetkovic. Gjasat që Serbia të shkojë në Play Off të Botërorit janë mjaft të vogla.
