Egnatia do të përballet me Dinamo Minsk në turin e dytë të Ligës së Konferencës. UEFA ka caktuar gjyqtarët, që njësoj si për Vllazninë, janë nga Greqia.

Ndeshja me bjellorusët do të luhet në “Municipal Stadium Mezokovesd” të Hungarisë. Kryesor është vendosur i “harruari” Ioanis Papadopulos.

Asistentët e tij janë Polykronis Kostaras dhe Lazaros Dimitriadis. Gjyqtar i katërt është zgjedhur Aleksandros Katsikoxhanis.

43-vjeçari i caktuar si kryesor nuk ka eskperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare. Dy ndeshje mund të përmenden për të në Europë. Në viitn 2021 ndante drejtësi në kualifikueset e Botërorit, ndërsa Islanda u përball me Lihtenshtejnin, ndërsa në vitin 2022 në Ligën e Kombeve ishte Estonia që sfidonte San Marinon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb